Sport Ndërkombëtar

Koha e finales

Real Madrid - Eintracht Frankfurt

Ora 21:00 e shënon fillimin e finales të Superkupës së Evropës – ndërmjet Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt.

Në këtë takim që zhvillohet në “Olympiastadion” – në Finlandë – madrilienët janë favoritë në letër.

Skuadra e udhëhequr nga Carlo Ancelotti e ka mbyllur sezonin e kaluar me dy tituj: Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.

Teksa, gjermanët dolën triumfues – në Europaligë.

“Los Blancos” e kanë fituar katër herë këtë titull, ndërsa Frankfurti – asnjëherë.

Fusha e gjelbër do jetë dëshmia më e mirë, njëra skuadër do largohet nga stadiumi me trofe, tjetra me duarthatë./Shqip.com