Sport Ndërkombëtar

Koeman: Nuk më dhanë të njëjtën kohë sikur Xavit

Ronald Koeman

Sukseset i munguan – andaj nuk qëndroi gjatë në “Camp Nou”.

Ronald Koeman ka hapur letrat për të folur rreth kohës kur e drejtoi Barcelonën .

Holandezi – nuk i kurseu thumbimet për presidentin, Joan Laporta.

“Nuk më dhanë të njëjtën kohë si Xavi, është ende e dhimbshme për mua.Çdo trajner ka nevojë për kohë dhe durim nga bordi.  Laporta më tha një mijë herë se Xavi nuk ishte menaxheri i tij, pasi i mungonte përvoja”, tha ai fillimisht.

Ronald gjithashtu tregoi se gjatë kohës së tij kishte pasur probleme me lëndime.

“Punoja me shumë të lënduar. Tani Pedri është kthyer në formë, dhe Ousmane Dembélé. Mund të shihni gjithçka. Nuk do të më shihni në Camp Nou për një kohë, nuk mund ta bëj këtë ende. Me këtë president nuk mund të pretendoj se asgjë nuk ka ndodhur”, shtoi ai.

Për fund – ai dha edhe disa dyshime të tij – për largimin e Messit.

“Me insistimin e drejtuesve të klubit pranova largimin e disa lojtarëve për të rregulluar financat. Por atëherë kur e shihni se ata tërheqin dikë për 55 milionë euro menjëherë pasi e lanë Messin të shkoj.

Pastaj pyesni veten nëse nuk po ndodhte diçka tjetër. Pse u desh të largohej Messi”, u shpreh ai.

Koeman – nuk ka marrë asnjë skuadër për ta drejtuar që nga largimi nga Barcelona, ndërsa në të kaluarën kishte qenë përzgjedhës i Holandës.

Suksesi i tij më i madh – sa ishte në krye të katalunasve ka qenë fitimi i Kupës së Mbretit./Shqip.com