Sport Ndërkombëtar

Koeman në kërkim të historisë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Holandës, Ronald Koeman, ka deklaruar se, ai dhe skuadra e tij janë në kërkim të historisë duke fituar Nations League për herë të parë. Sot në mbrëmje Holanda do të sfidojë në gjysmëfinale Kroacinë.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë Spanja me Italinë, ndeshje e cila do të luhet më 18 qershor.

“Ne mund të shkruajmë historinë. Nëse fiton diçka me një ekip kombëtar, ka diçka mes emrit tënd. Ky ndërgjegjësim është i pranishëm brenda skuadrës. Ju mund ta ndieni atë, lojtarët po flasin për të, duke folur për ta fituar”, u shpreh trajneri i kombëtares së “tulipanëve”

/Shqip.com