Koeman – mund të marrë drejtimin e kombëtares holandeze

Është ende i papunë.
Aventura e tij e fundit – në stolin e trajnerit nuk doli të jetë e suksesshme dhe ia treguan derën.
Ronald Koeman – mund ta marrë timonin e kombëtares së Holandës – pas një periudhe aspak të mirë me Barcelonën.

Goal.com, shkruan se “Koeman është në bisedime për t’u rikthyer në selinë e nxehtë drejtuese të Holandës.
Holandezi – nuk ka marrë asnjë skuadër për ta drejtuar që nga largimi nga “Camp Nou”.
Suksesi i tij më i madh – sa ishte në krye të katalunasve ka qenë fitimi i Kupës së Mbretit.
Ditë më parë, ai dha një intervistë për media ku kishte thënë se “Nuk më dhanë të njëjtën kohë si Xavi, është ende e dhimbshme për mua.Çdo trajner ka nevojë për kohë dhe durim nga bordi”.

Trajner aktual i Holandës është Louis van Gaal, i cili u rikthye nga pensionimi për t’i drejtuar “tulipanët” përsëri. /Shqip.com