Teknologji Auto

Kodiaq dhe Superb kalojnë testet finale para prodhimit 

Skoda po përgatitet të nis prodhimin e modeleve të reja Kodiaq dhe Superb para se të debutoj më dy veturat këtë vjeshtë.

Prodhimi nis pas përfundimit të testimeve të ndryshme, përfshirë edhe atë të fundit në mot të ftohtë në Rrethin Arktik.

Prodhuesi i automjeteve publikoi pamjet video me një palë prototipa të kamufluar duke lëvizur në peizazhe të bukura skandinave dhe nën dritat veriore.

Mediat kanë publikuar fotot gjatë testimeve në Arktik të dy veturave që ishin plotësisht të mbuluara me mbështjellës kamuflazhi.

Skoda Superb 2024 duket se ka një siluetë më të hijshëm në krahasim me paraardhësin e tij.

Inxhinierët e Skoda testuan shasinë, trupin, motorin, ngrohjen dhe sistemin elektrik të makinave në temperatura deri në -38 ° Celcius.

Ata siguruan që dyert, mbulesa e motorit, porta e pasme, kapaku i mbushësit të karburantit dhe priza e karikimit të hapeshin, dhe të mbylleshin në ato kushte, duke u siguruar që të mos kishte asnjë problem me gjithë borën që hynte në ndarjen e motorit dhe hyrjet e parakolpit.

Të dy modelet pritet të përdorin një version të përmirësuar të arkitekturës MQB si me shumicën e modeleve të mbetura me fuqi ICE të Grupit VW.

Skoda ka konfirmuar se do të ofrojë opsione të motorit me benzinë, naftë, hibrid të butë dhe hibrid plug-in.

/Shqip.com