Lajme

Knaus: Serbia të abstenojë në votimin për Kosovën në Këshill të Evropës

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

Gerald Knaus nga European Stability Initiative ka thënë se Serbia duhet ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës për arsye se edhe serbët e Kosovës përfitojnë, por edhe pse është pjesë e marrëveshjes.

Bazuar në marrëveshjen e Ohrit, ai thotë se Serbia s’duhet të pengojë Kosovën dhe s’duhet ta bëjë këtë as përmes dikujt tjetër.

“Beogradi NUK do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, nuk do t’i inkurajojë të tjerët ta bllokojnë atë dhe do të abstenojë në votimin për anëtarësim në maj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij në X.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës është i mirë për të gjithë: Qeveria e Kosovës angazhohet përpara anëtarësimit për reformat e rëndësishme pas anëtarësimit, bazuar në standardet e Këshillit e Europës dhe mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Serbët e Kosovës përfitojnë. Për këtë arsye, Serbia duhet të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Europës!

Gjithashtu, në marrëveshjet e Brukselit/Ohrit të vitit 2023 thuhej:

“Të dyja palët do të respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe të drejtën e vetëvendosjes.

Palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE.”

Rruga përpara tani, bazuar në marrëveshjet e arritura nga të dyja palët (të cilat Kosova i ofroi në mënyrë të përsëritur për t’i nënshkruar, menjëherë):

Beogradi NUK do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, nuk do t’i inkurajojë të tjerët ta bllokojnë atë dhe do të abstenojë në votimin për anëtarësim në maj.

Prishtina do të zbatojë sa më shpejt të jetë e mundur “nivelin e duhur të vetë-menaxhimit të komunitetit etnik serb në Kosovë” të premtuar.

Përparim në interesin e të gjithëve. Drejt një paqeje europiane në Ballkan tani.

/Shqip.com