Lajme

Knaus: Kosova mori rekomandim të fortë për anëtarësim në KiE

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka reaguar pasi Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në synimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.

Knaus ka thënë se ky është një rekomandim i fuqishëm nga Parisi që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës “pavarësisht që festa e Pashkëve mban larg shumë deputetë”.

Ai e ka përgëzuar raportuesen Dora Bakoyannis.

“Sinjal i fortë për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Knaus në platformën “X”.

/Shqip.com