Lajme

KMLDNJ: Lajçak po mbanë anën e Serbisë

Miroslav Lajçak - Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Miroslav Lajçak - Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut i ka reaguar emisarit për dialogun të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak rreth deklarimeve të tij për hapjen e Urës së Ibrit.

Këshilli ka akuzuar Lajçakun se me deklaratat e tij publike ka demonstruar paternalizëm të skajshëm për Serbinë duke bërë presion, edhe jashtë mandatit të përcaktuar nga BE.

“Gjatë vizitës së fundit, Lajçak kërcënoi haptas në mënyrën më të pamoralshme të mundur se Kosova duhet të përcaktohet midis përshkallëzimit dhe normalizimit me paralajmërimin se do të hapet ura mbi lumin Ibër që do të mundësonte lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe jo vetëm të Mitrovicës, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, moshës, gjinisë apo bindjeve politike. Po në vendin ku Lajçak merr rrogë maramendëse për rolin që po e luan në Kosovë, liria e lëvizjes konsiderohet dhe trajtohet si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut. Deri më tani qytetarët e Kosovës kanë qenë të izoluar sa i përket lëvizjes së lirë në Evropë e tani, Mirosllav Lajçak me ndërhyrjet arbitrare në punë të

brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran, duke kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet

për qytetarë në mënyrë të lakuriquar po del kundër kësaj vlere dhe të drejte të njeriut siç është

liria e lëvizjes. Pra, Burgun e Madh për Kosovën e që është mohimi i lirisë së lëvizjes në Europë

po e përkthen në një Burg të Vogël apo mohimi i lirisë së lëvizjes brenda Kosovës. Pse do të

duhej t’i pengonte Lajçakut dhe të tjerëve liria e lëvizjes në atë pjesë të Kosovës nëse është, dhe

pa asnjë dyshim edhe është interes i të gjithë qytetarëve”, thuhet në reagim.

KMLDNJ ka thënë se Serbia, përmes Listës Serbe dhe krimit të organizuar, të përkrahur sipas tyre edhe nga Lajçak, Borrell dhe burokratët e BE-së, lirinë e lëvizjes dhe qarkullimin e lirë mbi lumin ibër po e përdorin si shantazh për përfitime politike duke kushtëzuar politikanët kosovarë që të bëjnë lëshime politike, si kusht për hapje të urës së Ibrit.

“Politikanët kosovarë po kushtëzohen se kthimi i serbëve që i lanë postet e tyre duke shantazhuar politikisht, me urdhëra të Vuçiqit dhe LS-së, se me urgjencë duhet të formohet Asociacioni – Zajednica, sipas kushteve të Serbisë dhe të tërhiqet njësia Speciale e Policisë së Kosovës e që pastaj të bisedohet për kthim të situatës në pikën zero siç ishte para dorëheqjes sabotuese të politikanëve serbë në veri të Kosovës. Cili shtet normal do t’i pranonte këto kushte të imponuara nga një shtet armiqësor ndaj Kosovës siç është Serbia dhe kukullave politike të saj siç është Lista Serbe?! Mirosllav Lajçak, si dhunues i lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës është insistues i këtyre dy kërkesave sikur që, pa asnjë të drejtë dha pa asnjë mandat del kundër hapjes së urës mbi lumin ibër që është vendosur si digë bllokuese nga KFOR-i francez që nga përfundimi i luftës e deri më sot”.

Këshilli ka thënë tutje se Institucionet e Kosovës ndodhen para një sfide sepse janë vendosur në gërshërë; ose duhet të vazhdojnë të bëjnë lëshime, ose do të fajësohen për dështim të procesit të bisedimeve përmes tensionimit të situatës në veri duke ua përmendur zgjedhjet lokale që nuk prodhuan dhe nuk do të prodhojnë asnjë efekt juridik e deri te inaugurimi i kryetarëve të zgjedhur nga një pakicë absolute dhe e parëndësishme në këtë pjesë të Kosovës.

Me këto zgjedhje dhe përpjekje për inaugurim të kryetarëve që janë zgjedhur në një proces hara – kiri zgjedhor, Kosova do të akuzohet se po dhunohet vullneti i përfaqësimit politik të shumicës (serbe) nga një pakicë absolute (shqiptare dhe joserbe). Rreth dhe për Kosovën po luhen lojëra të ndyra dhe të rrezikeshme që për qëllim kanë fillimisht federalizimin politikë pastaj edhe ate territorial!

/Shqip.com