Lajme

KMDLNJ: Veteranët duhet të përfshihen në ligjin për paga, të mos diskriminohen

KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dalur në mbështetje të protestës së OVL-UCK-së.

KMDLNJ thotë se kjo protestë është e imponuar nga mosshpërfillja e institucioneve aktuale të Kosovës ndaj veteranëve.

“Përkrahë çdo protestë paqësore, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut dhe në këtë kontekst e përkrahë edhe protestën e veteranëve të luftës e cila është imponuar për shkak të shpërfilljes së skajshme që ia bëjnë institucionet aktuale të Kosovës”.

Krahas kësaj mbështetje, KMDLNJ ka ftuar protestuesit dhe qeverinë që të ulen të bisedojnë për gjetjen e një zgjedhje në mënyrë që të mënjanohen situata si ajo që ishte sot..

“KMDLNJ e përkrahë protestën e arsyeshme dhe të drejtë të veteranëve të UÇK-së duke ftuar palët që të ulen dhe përmes bisedimeve të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë në mënyrë që të mënjanohet përshkallëzimi i situatës sikur që ndodhi sot”.

Për pagën minimale të propozuar KMDLNJ thotë se është fyerje për veteranët.

“Përkujton opinionin dhe politikbërësit se edhe paga minimale e propozuuar nga Qeveria e Kosovës ( 264 euro ), më shumë paraqet fyerje për veteranët e UÇK-së se sa që është një vlerësim e lëre më shpagim për kontributin e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në reagim.

Protestat e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Po ashtu, për institucionet thonë se po bëjnë shkelje flagrante të drejtave edhe për kontributdhënësit e para luftës.

“KMDLNJ fton institucionet e Kosovës të tregojnë më shumë respekt për veteranët e luftës dhe të mos i shpërfillin duke diskriminuar përmes përjashtimit nga Ligji për pagën minimale. Në të njëjtën mënyrë po sillen edhe me pensionistët kontributpagues të periudhës para luftës së fundit ndaj të cilëve po bëhet shkelje flagrante e të drejtave të njeriut në kundërshtim me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Sipas këtij këshilli, ata më herët kanë deklaruar se numri i veteranëve të luftës është përteje realitetit dhe është kërkuar që të rishikohen. Kurse, për veteranët e ‘vërtetë’ thuhet se meritojnë një pagë të dinjitetshme që përmbushë nevojat e tyre jetësore./SHQIP.com