Lajme

KMDLNj: Të hapën rrugët në veri të Kosovës

Selia e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka bërë thorrje që të hapen rrugët e bllokuara nga serbët në veri të Kosovës.

Ndërsa, për zjarrin që ka shpërthyer në Komunën e Zubin Potokut mëngjesin e së shtunës, KMDLNj “gjykon ashpër këtë shfrenim të dhunës dhe urrejtjes ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj pa dallime etnike, politike, racore etj”.

Lexo edhe:
Escobar për reciprocitetin e targave: Është në dorën e të dyja palëve të mos ketë qasje ushtarake

Dhe po ashtu kërkon ndërmarrje të menjëhershme të masave për lirimin e rrugëve të bllokuara “në mënyrë që të realizohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, liria e lëvizjes për të gjithë”.

Sipas këtij këshilli, “dislokimi i ushtrisë të Serbisë afër kufirit të Kosovës si dhe xhandarmërisë serbe është sinjal i qartë i synimit të Serbisë për destabilizim të situatës”.

Pika kufitare në Jarinje, serbët e grumbulluar për të protestuar kundër reciprocitetit të targave

“Qëndrimi oportunist i bashkësisë ndërkombëtare që barazon një të drejtë dhe detyrim kushtetues për mbrojtje të integritetit territorial dhe shtrirje të sovranitetit brenda territorit me ndërhyrje kriminale të Serbisë në punë të brendshme përmes instrumentalizimit të qytetarëve serbë të Kosovës dhe bandave kriminale, jo që nuk kontribuon në qetësimin e situatës por inkurajon elementët radikalë dhe kriminalë që të eskalojnë situatë pa u rrezikuar se do të përgjigjen për aktet kriminale”.

Më tej, KMDLNj fton të gjitha partitë opozitare të reagojnë dhe veprojnë në përputhje me situatën duke lënë anash dallimet politike dhe partiake.

“Eskalimi i papenguar i situatës dhe qëndrimi oportunist i bashkësisë ndërkombëtare bartë rrezik që Kosovës i imponohet një zgjidhje e dëmshme. Reciprociteti i vendosur për targa duhet të respektohet deri sa të arrihet një zgjidhje e pranuar për të gjithë”./SHQIP.com