Lajme

KMDLNJ përkrah protestën e OVL-UÇK-së: Me 170 euro institucionet i mbushin xhipat me karburant

KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka përkrahur protestën e paralajmëruar të veteranëve të luftës.

Përmes një reagimi për media, KMDLNJ-ja thotë se kjo protestë është e drejtë dhe paraqet përpjekjen për mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie.

“KMDLNj, konsideron se protesta e paralajmëruar e veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është plotësisht e drejtë dhe paraqet përpjekje për mbrojtje të drejtave të njeriut të kësaj kategorie që kohëve të fundit përveç shpërfilljes institucionale, nga përfaqësuesit e institucioneve që duhet t’i mbrojnë, në mënyrën më brutale dhe më të panjerëzishme po fyhen, po stigmatizohen duke anashkaluar dhe mohuar kontributin e tyre të pamohueshëm për liri dhe çlirim të Kosovës”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Shumën prej 170 eurosh, KMDLNJ-ja e quan shumë më të cilën mund të mbushet vetëm një rezervouar me karburat i veturave të institucioneve.

“Nuk ka më përulje dhe poshtërim për një shtet nëse veteranët e luftës i trajton me një ndihmë sociale prej 170 eurosh që realisht është shuma me të cilin mbushet një rezervoar me karburante me çmime aktuale të një xhipi apo veture të institucioneve”.

KMDLNJ-ja, fton palët e përfshiera në protestë që t’i përmbahën rregullave të një proteste paqësore.

Për shkak të mospërfshirjes në Ligjin për pagën minimale, OVL e UÇK-së ka paralajmëruar se nesër, do të organizojnë një protestë./Shqip.com