Lajme

KMDLNJ: Gjykata Speciale po shkelë të drejtat e të paraburgosurëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut  ka thënë se po bëhet trajtim jodinjitoz dhe shkelje e të drejtave të  të paraburgosurve nga Gjykata Speciale.

KMDLNJ në këtë reagim gjithashtu, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë proklamon që ndaj të paraburgosurve shtetas të Kosovës zbatohen standard të larta të të drejtave të njeriut por që nuk qëndron kjo.

“Gjykata Speciale në Hagë ku mbahen të paraburgosur shtetas të Kosovës, të gjithë shqiptarë proklamon se ndaj tyre zbaton standardet më të larta të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria. Nga e shkruara në të zbatuar është një humnerë e tërë”, është thënë në reagimin e KMDLNJ-së.

Gjithashtu, në këtë reagim  vlerësohet  se po bëhen shkelje flagrante e këtyre të drejtave dhe kjo vije për shkak të një mungese të një monitorimi efektiv dhe  të pavarur duke përmendur dhe vizitat humanitare të cilat ishin lejuar për Kadri Veselit dhe Hysni Gucatit nga Gjykata Speciale në Hagë.

“KMDLNj vlerëson se ndaj tyre bëhen shkelje flagrante e të drejtave të njeriut në mungesë të një monitorimi efektiv dhe të pavarur. Janë lejuar disa vizita për shkaqe humanitare për Kadri Veselin dhe Hysni Gucatin për të vizituar prindërit e sëmurë rëndë dhe për të vizituar varret pasi kanë ndërruar jetë. Është interesant se as Kadri Veseli e as Hysni Gucati nuk janë lejuar nga Gjykata Speciale të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit ndërsa nën përcjellje dhe të vetmuar janë përcjellur për ta vizituar varrin e prindit”.

Sa i përket rastit të Gucatit, për moslejimin e pjesëmarrjes në varrimin e babait të tij, KMDLNJ e quan të palogjikshëm.

“Çfarë kuptimi dhe çfarë e drejte është vizita e varrit dhe moslejimi i pjesëmarrjes në varrim?! Sidomos kjo e humbë çdo arsye dhe logjikë në rastin e Hysni Gucatit i cili është dënuar me 4,6 vjet burg dhe i cili nuk mund te ndikojë as në dëshmitarë, as në hetime e as në proces”.

Gjykata Speciale në Hagë

KMDLNJ, Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë e cilëson më shumë të përparuar në këtë aspekt se Gjykatën Speciale.

“Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë ka qenë shumë më i përparuar në respektimin e të drejtave të njeriut se që është Gjykata Speciale për Kosovën, UÇK dhe shqiptarët. KMDLNj mendon se të paraburgosurit e Gjykatës Speciale nuk duhet të pranojnë këto vizita jodinjitoze ku nuk lejohen të marrin pjesë në varrim, si pjesa më e rëndësishme ndërsa lejohen të vizitohen varret thuaja menjëherë pas varrimit”, thuhet tutje në reagim.

Ndërsa si përfundim të gjithë kësaj, KMDLNJ thotë së të paraburgosurit apo siç i quajnë ata ‘pengjet’ e Gjykatës Speciale nuk ka kush t’i mbroj dhe Shteti i Kosovës më së paku./Shqip.com