Sport Shqiptar

Klubi suharekas humb në Izrael

Klubi i Basketbollit ‘Golden Eagle Ylli’, ka humbur ndaj ekipit izraelit ‘Hapoel’ me rezultatin 85:73.

Lojtari më i mirë i kësaj ndeshje ishte Ahmed Bashir i klubit suharekas me 20 gjuajtje, ndërsa nga ekipi izraelit u dëshmua Levi Nimrod me 17 pikë.

Hapoel renditet i pari në Grupin A me 7 pikë, Golden Eagle Ylli me 5 pikë, aq sa ka edhe Brose Bamberg, kurse i fundit në renditje është ekipi Niners Chemnitz me 4 pikë.

Sfida e ardhshme e Yllit, do të jetë më 23 nëntor ku e pret ekipin Niners Chemnitz.

/Shqip.com