Sport Shqiptar

Klubi kosovar pritet të bëhet me stadium modern

KF Kika nga Hogoshti në vitin 2023 do të bëhet me stadium modern.

Këtë gjë e ka konfirmuar kryetari Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili ka falënderuar MKRS-në për financimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Për këtë projekt, nga MKRS-ja janë ndarë 1.6 milionë euro.

Gjithashtu, janë duke vazhduar edhe punimet në fushën sintetike.

Siç njofton Rahimaj, Klubi i Kikës në edicionin e ardhshëm pritet të bëhet edhe me sponsor gjeneral.

“Nuk do të lejojmë që të shuhen talentet, për mungesën e përkrahjes nga institucionet”, shkuhet në njoftimin e kryetarit të Komunës së Kamenicës.

/Shqip.com