Sport Ndërkombëtar

Klubi i Zenelit paguan çdo ndeshje dëmin për trajnerin që nuk ka licencë

© Stade de Reims / Twitter
© Stade de Reims / Twitter

Reims ka humbur vetëm një ndeshje nga 17 takimet e tyre nën drejtimin e trajnerit belg William Still.

Ai nuk ka ende një licencë trajneri nga FIFA, për këtë skuadra e tij Reims gjobitet çdo ndeshje me nga 25.000 euro.

Will mësimet fillestare për profesionin e trajnerit i ka nga loja e famshme Football Manager, shkruan Shqip.com.

Loja krijoi një ndikim të tillë tek ai teksa la futbollin si lojtar dhe vendosi të studionte në Kolegjin Myerscough për t’u bërë trajner profesionist. 

Will mori një praktikë në Preston North End si pjesë e studimeve të tij ku pati sukses, dhe kështu filloi karrierën e tij të cilën po e vazhdon në një nga ligat më të mira në Evropë.

Nga 22 ndeshje nën drejtimin e Reims, Still ka arritur 12 fitore, 8 barazime dhe vetëm dy humbje.

Te Reims luan edhe mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli.

/Shqip.com