Sport Shqiptar

Klubi i Prishtinës arrinë në Norvegji para përballjes me Bodo/Glimt

Mbërritja e klubit të Prishtinës në Norvegji

Kampioni i Kosovës, Prishtina ka mbërritur gjatë së mërkurës në Norvegji para përballjes kthyese ndaj Bodo/Glimt në kuadër të “UEFA Conference League”, shkruan Shqip.com.

Ky takim është paraparë të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Aspmyara”.

Megjithatë, kampionët e Kosovës tashmë kanë arritur në qytetin norvegjez një ditë para ndeshjes.

Vetë faqja zyrtare e Prishtinës në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar arritjen e klubit në Norvegji.

“Ekspedita e FC Prishtinës sapo ka mbërritur në Bodo, Norvegji”, shkruan klubi në faqen e tyre.

Në ndeshjen e parë mes dy skuadrave e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, kryeqytetasit fituan me rezultat 2-1./Shqip.com