Sport Shqiptar

Klubi i Premierligës po mendon shkarkimin e trajnerit

Leeds United mund ta shkarkojë së shpejti trajnerin, Javi Gracia, për shkak të formës së ekipit.

Lajmi konfirmohet nga gazetari i specializuar për transfere, Fabrizio Romano.

Spanjolli është emëruar trajner i Leedsit në shkurt të këtij viti dhe nga 11 ndeshje në të gjitha garat ka 3 fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje.

Sam Allardyce është trajneri që përflitet si opsion për ta zëvendësuar spanjollin.

/Shqip.com