Sport Shqiptar

Klubi gjerman interesohet për Taulant Seferin

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi ka rënë në radarët e ekipit gjerman SC Paderborn, i cili ndodhet aktualisht në Bundesligën 2.

Lajmi është bërë i ditur nga media ukrainase “sportarena”. Klubi ku aktualisht luan Seferi, Vorskla Poltava nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e futbollistit.

Shumë gjëra do të varen nga rezultatet e paraqitjes së skuadrës në sezonin aktual, si dhe nga propozimi për golashënuesin më të mirë të skuadrës.

Kontrata aktuale e sulmuesit 26-vjeçar është deri në verën e vitit 2025. Këtë sezon ai ka luajtur 22 ndeshje, në të cilat ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë një asistim.

/Shqip.com