Sport Ndërkombëtar

Klubet turke e kërkojnë me ngulm futbollistin e Juventusit

FOTO: REUTERS
FOTO: REUTERS

Klubit nga Turqia, Beshiktashi dhe Galatasaray janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Moise Kean, njofton “Calciomercato” të hënën.

Bëhet e ditur se dy skuadrat e mëdha të Turqisë po insistojnë në transferimin e 23-vjeçarit në fund të sezonit.

Si Galatasaray ashtu edhe Beshiktashi janë gati të paguajnë deri në 30 milionë euro për kartonin e tij.

Kean këtë sezon ka shënuar 8 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

/Shqip.com