Sport Ndërkombëtar

Klubet e Ligës Premiere arrijnë marrëveshje të rëndësishme

Klubet e Premierligës angleze kanë rënë dakord të kufizojnë reklamat e basteve në fanellat e tyre. Ky është një vendim kolektiv, sqaron BBC Sport.

Kështu preken disa klube si West Ham,Fulham apo dhe Burnemouth. Megjithatë, nga sezoni 2025/2026 kjo nuk do të jetë më e mundur, thekson burimi.

Reklamuesit e basteve mund të vendosen, por vetëm në dërrasat përgjatë skajeve të fushës, si dhe në pantallonat e shkurtra të lojtarëve, jo më lart.

Gjithsej tetë klube të Premierligës kanë sponsorë të tillë, me një të ardhur totale nga sponsorizimi prej rreth 75 milionë euro.

/Shqip.com