Klubet arabe edhe pas mesfushorit të Interit
Publikuar:
(20.06.2023 09:25:20)

Klubet nga Arabia Saudite po vazhdojnë të bëjnë oferta në drejtim të klubeve evropiane për lojtarët e tyre, shkruajnë mediet italiane.
Arabët tani po synonë Marcelo Brozoviç, mesfushorin i cili ka kontratë me Inter deri në vitin 2026, ndërsa vlera aktuale e tij në treg llogatitet të jetë 25 milionë euro.
Diskutimet janë ende në fazën fillestare, derisa lojtari kroat nuk konsiderohet i pashitshëm nga klubi.
/Shqip.com