Ekipi i Policisë së Kosovës në Futsall fiton turneun ‘Copa del Mare’
Ekipi i Policisë së Kosovës në Futsall ka arritur të fitojë turneun ‘Copa del Mare’, që u mbajt në Itali.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë 28 ekipe nga 14 shtete, ku pjesëtar kanë qenë kanë qenë ekipe të agjencioneve të sigurisë të shteteve përkatëse.
Ekipi i Policisë së Kosovës ka zhvilluar nëntë takime, tetë nga këto takime i ka fituar.
Ekipi i PK-së ka zhvilluar lojërat në këtë renditje, me këta kundërshtarë dhe janë shënuar këto rezultate:
Dita 1:
Policia e Kosovës – Baraberi (Sllovaki) 2:4
Policia e Kosovës – Torri (Itali) 5:1
Policia e Kosovës – Caracal PD (Romani) 7:1
Policia e Kosovës – Unidas (USA) 14:1
Dita 2:
Policia e Kosovës – Flemalle (Belgjikë) 9:1
Policia e Kosovës – Marseille (Francë ) 12:1
Dita 3:
Çerekfinale
Policia e Kosovës : IPA Olsztyn (Poloni) 2:1
Gjysmëfinale
Policia e Kosovës – Bologna (Itali) 3:0
Finale
Policia e Kosovës – Bratislava (Sllovaki) 2:1
Në këtë turne, ekipi përbëhej nga zyrtarët policorë (lojtarët): Kreshnik Haliti, Gani Konjuhi, Qëndrim Berisha, Ardit Hyseni, Mentor Krasniqi, Sami Geci, Driton Dauti, Egzon Abazi, Bledar Mamusha, Besart Berisha, Faton Shala -staf teknik dhe Amir Gërguri-selektor./Shqip.com