Sport Ndërkombëtar

Klopp tregon nëse do ta drejtojë Kombëtaren e Gjermanisë  

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar se do të ishte një nder i madh për të që të bëhej trajner i Kombëtares gjermane të futbollit, por se për shkak të besnikërisë së tij nuk do t’i lërë “Të Kuqtë” dhe se kjo mundësi është larg realizimit.

“Puna e trajnerit të Kombëtares do të ishte një nder i madh dhe nuk ka asnjë dilemë. Por problemi i vetëm që më pengon është besnikëria ime. Nuk mund të largohem nga Liverpool dhe të bëhem trajner i Kombëtares gjermane. Nuk bëhet kështu dhe prandaj nuk ka asnjë mundësi që të ndodhë”, deklaroi Klopp.

/Shqip.com