Sport Ndërkombëtar

Klopp tregon çelësin e suksesit të Arsenalit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka lavdëruar suksesin e Arsenalit, i cili aktualisht është në krye të renditjes së Premierligës angleze këtë sezon. Të dielën, Liverpool do të duhet të luftojë me skuadrën e  Mikel Artetas.

“Ata janë të ndryshëm nga Chelsea. Mikel e ka ndërtuar këtë ekip prej disa vitesh dhe tani mund të shohim një rezultat mbresëlënës. Futboll shumë i mirë, lojtarë shumë të mirë dhe plane loje”, citon BBC Sport fjalët e Klopp.

Hera e fundit që Arsenali ishte kampion i Anglisë ishte në vitin 2004.

/Shqip.com