Klopp – simbol i rilindjes dhe suksesit te Liverpooli

Kur Jurgen Klopp e mori timonin e Liverpoolit – në vitin 2015, lavdia e skuadrës kishte rënë për tokë.
“The Reds” ishin të vërshuar nga problemet.
Asgjë nuk shkonte për “The Reds”.
Premtimet që bënte trajneri gjerman më shumë dukeshin si iluzione që nuk arrihen dot.

Por, koha e dëshmoi të kundërten.
“Anfield Road” u shndërrua përsëri në ankth për kundërshtarët.
Stadiumi ikonik i kësaj skuadre – përjetoi shumë gëzime përsëri dhe fatura i dërgohet Kloppit.
Liga e Kampionëve pas 14 vitesh, Premierliga pas 3 dekadave ishin vetëm disa nga sukseset që mbajnë emerin e trajnerit gjerman.

Teksa, sonte e siguroi biletën për në finalen e tretë të Championsit – në pesë vitet e fundit.
Por, kjo se shuan urinë këtij strategu që komandon përbindëshin e quajtur “liverpool”.
Kjo skuadër është në garë për titullin e Premierligës, pasi ka vetëm një pikë më pak se Manchester City.
Teksa, paraprakisht e kanë fituar FA CUP.
Tripleta mbetet synim për mbylljen e këtij sezoni, që me shumë gjasë nuk do jetë i fundit për Jurgen Klopp – arikitektin e sukseseve të Liverpoolit.