Sport Ndërkombëtar

Klopp para Sheffield United: Periudhë e vështirë, mezi pres që Liverpool të zbresë në fushë

Liverpool përballet me Sheffield United të enjten, takim ky i vlefshëm për kampionatin. Në prag të këtij takimi, ka dalë në konferencë trajneri i The Reds, Jurgen Klopp.

“Ju e dini se si është kjo periudhë tani. Ndeshjet janë shumë intensive, të gjithë luftojnë për gjithçka. Është një kohë vërtetë, vërtet e vështirë, por edhe një kohë emocionuese. Mezi pres të luajmë nesër dhe të shikojmë sesi do shkojnë të gjitha ndeshjet që vijnë më pas. Të gjitha janë të vështira për arsye të ndryshme, sepse para së gjithash janë ndeshje futbolli, që është gjithmonë e vështirë. Por ne mezi presim, nuk mund ta them ndryshe”, tha ai.

/Shqip.com