Sport Ndërkombëtar

Klopp: Origi do të na mungojë

Divock Origi dhe Jurgen Klopp

Divock Origi është nga lojtarët që nuk po gjen vend te Liverpooli.

Ardhja e Luis Diaz dhe emrat si Salah, Mane, Firmino dhe Diogo Jota janë mëse të mjaftueshëm për Jurgen Kloppin.

Trajneri gjerman ka folur rreth largimit të belgut në fund të sezonit, raporton “Goal”.

“Do të na mungojë Divock Origi – nëse ai largohet, ai do të shpërthejë kudo që të shkojë. Ai është një sulmues i klasit botëror, ai është një legjendë dhe do të mbetet legjendë përgjithmonë”, u shpreh Klopp.

Origi ishte autori i golit të famshëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në vitin 2019.

Liverpooli kishte humbur ndeshjen e parë në “Camp Nou” me rezultat 3:0, teksa në “Anfield” takimi që përfundooi 4:0 për vendasit iu dha atyre biletën për finale ndaj Tottenhamit – ndaj të cilëve triumfuan.

Kurse, thashethemet se 27 vjeçari do të kalojë te Milani tani duken mëse të vërteta.

Ai do të lirohet nga klubi anglez më 30 qershor të këtij viti.

Origi sa ishte pjesë e Wolfsburg

Më herët ishte pjesë e ekipeve si Genk në Belgjikë, si dhe në formë huazimi kaloi disa sezone në Lille të Francës dhe në Ëolfsburg të Gjermanisë. /Shqip.com