Klopp mbetet shef i stolit të Liverpool

Jurgen Klopp është njëri nga trajnerët më të mirë në botë aktualisht.
Ai ka fituar reputacion të mirë te Dortmundi dhe te klubi i tij aktual Liverpool.
Loja e tij e bukur dhe gjenialiteti taktik në “Anfield” kanë bërë që ai të mbesë edhe për dy vite të ardhshme, ka njoftuar klubi.
We are delighted to announce Jürgen Klopp has signed a new contract to extend his commitment with the club! 🔴
— Liverpool FC (@LFC) April 28, 2022
Trajneri ishte takuar me drejtuesit e klubit anglez së bashku me agjentij e tij – në ditët në vijim.
Kontrata që i është ofruar atij do të vazhdohet edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2026, pasi ajo aktualja përfundonte në 2024-tën.

Klopp ka qenë gjithmonë pjesë e planeve të “The Reds”, duke u përfshirë në strategjitë e transferove – si Luis Diaz në janar.
Përndryshe, ai është njeriu që i solli Liverpoolit trofeun e parë të Premierligës pas plot 30 vitesh në 2020-ën, dhe është në rrugë të mirë për ta fituar të dytin këtë sezon.
Po ashtu, ai i solli 19 herë kampionit të Anglisë edhe titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit, në vitin 2019.

Aktualisht, skuadra e tij është e dyta në tabelën e elitës së futbollit anglez, me një pikë më pak se Manchester City i Guardiolas dhe është në gjysmëfinale të kompeticionit më të madh për klube./Shqip.com