Sport Ndërkombëtar

Klopp: Ai është një nga më të mirët në historinë e futbollit

Roberto Firmino i dha lamtumirën Liverpoolit pas tetë vitesh me fanellën e “Reds”.

Në faqen e klubit anglez, trajneri gjerman Jurgen Klopp ka dashur të thotë disa fjalë për të përshëndetur një nga lojtarët më të rëndësishëm të viteve të fundit për ekipin.

“Ai ka qenë një pjesë integrale e gjithçkaje që ka ndodhur këtu që kur kam ardhur”, tha Klopp për Firminon. “Mendoj se ai është ende lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje si titullar nën drejtimin tim”, ka thënë Klopp.

“Për një kohë të gjatë, nuk mund ta imagjinoja se si do të ishte loja jonë pa të. Pra, ne duhej të gjenim mënyra kur ai nuk ishte në dispozicion”.

Në nivel njerëzor: “Si njeri, si djalë, do të më mungojë. Si lojtar do t’i mungojë të gjithëve, por megjithatë mendoj se është mënyra e duhur për të ndarë rrugët: me shumë respekt, me lot në sy dhe me dijen se me siguri do të na mungojë dhe kështu do të jetë për të”.

Roberto Firmino

“Por ne jemi profesionistë të futbollit dhe duhet të ndahemi herë pas here, është një gjë krejt normale. Ne patjetër do të mbetemi miq përgjithmonë, do t’i jem gjithmonë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për ne, për mua dhe ai do hyjë në histori si një nga më të mëdhenjtë e Liverpool-it”.

/Shqip.com