Lajme

Kllokoqi pas hapjeve të klubeve të natës: Kemi vrejtur mungesë të punëtorëve

Klubet e natës

Petrit Kllokoqi, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve  ka thënë se humbjet për dy vite sa kanë qenë të mbyllur për shkak të COVID-19 nuk rikuperohen, por që e kanë mirëpritur këtë vendim.

Ai për SHQIP.com ka thënë se me heqjen e masave dhe hapjen e kubeve, do të rritet edhe numri i diasporës dhe turistëve që vinë në Kosovë.

“Nuk gjenerohet humbja që kemi pasur, por ja vlen pasi punëtoret kthehen në vende punë. Jemi duke pritur një ringjallje ekonomike pasi edhe diaspora vjen me lehte, turist vinë më shumë, qytetarët janë më të kënaqur”.

Ai ka thënë se janë duke pasur mungesë të punëtoreve.

“Kemi vrejtur mungesë të punëtoreve pasi shumë nga ata kanë gjetur vende të punës por edhe të tjerë që janë larguar nga Kosova, mirëpo me hapjen e konkursit do të shohim ”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të hiqet ora policor, të hapen klubet e natës dhe të mbahen ahengjet familjare.

Këto vendime Qeveria e Kosovës i ka marrë në mbledhjen e 66-të të mbajtur.

“Së pari, është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19”, thuhet në njoftim./SHQIP.com