Lajme

Klitschko: Një grua u vra nga sulmet me dron në Kiev

Bombardimet në Kiev

Trupi i një gruaje është nxjerrë nga rrënojat e një shtëpie në Kiev, pasi qyteti u sulmua nga dronë mëngjesin e sotëm.

Kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko e konfirmoi se një person është ende i bllokuar nën shtëpinë në lagjen Shevchenkivskyi dhe se tre viktima janë dërguar në spital.

“Gjithçka që po ndodh [këtu] është terrorizëm,” u tha ai gazetarëve, shkruan BBC.       

Sot gjatë ditës së hënë, pesë shpërthime kanë ndodhur në Kiev të Ukrainës si pasojë e dronëve kamikazë të hedhur nga Rusia.

Siç raporton BBC, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak tha se kjo gjë tregon dëshpërimin e Rusisë.

Shpërthimet filluan rreth orës 06:30 me orën lokale. Shpërthimi i fundit ishte rreth orës 08:10 sipas kohës lokale.

Dy ishin pranë qendrës së qytetit, me sirenat dhe alarmet e makinave të dëgjuara në të gjithë zonën.

/Shqip.com