Lajme

Klinika Infektive me vetëm 5-6 shtretër të lirë

QKUK

Kapacitetet e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë gati të mbushura në maksimum.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj klinike, Arben Vishaj, bëri të ditur se aktualisht janë vetëm 5-6 shtretër të lirë.

Të hospitalizuar tha se janë 112 pacientë, prej tyre 95 me oksigjenoterapi, ndërsa pesë në gjendje shumë të rëndë e kritike, duke u trajtuar në mjekim intensiv.

“Jemi në mbushje të kapaciteteve të plota me pacientë të hospitalizuar. Në Infektive kapaciteti i plotë është 120 pacientë, pra ne kemi diku 5-6 shtretër të lirë. Mirëpo, meqenëse është hapur COVID-2 në Mjekësinë Sportive po i referojmë në COVID-2”, deklaroi Vishaj në një intervistë në Interaktiv të KTV-së.

Ai shtoi se rritja e numrit të pacientëve paraqet sfidë në vete, ndërsa tha se ka mungesë të infermierëve.

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar katër viktima dhe dy mijë e 110 raste të reja me COVID-19, shifër kjo rekorde që nga shpërthimi i pandemisë./SHQIP.com