Klinaku: Nuk e di që Goxhaj është veteran i luftës së UÇK-së
Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, ka thënë se nuk e di nëse Dritan Goxhaj, i arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale për pengim të drejtësisë, është veteran i luftës së UÇK-së dhe se i njëjti nuk ka aplikuar për këtë status.
“Dritan Goxhaj nuk e di se është veteran i luftës së UÇK-së dhe as që ka aplikuar për një status të tillë”, ka shkruar ndër të tjera Klinaku.
Tutje, ai ka shkruar në rrjetin social Facebook, se arrestimi i tij është bërë padrejtësisht me akuza sikurse të Haradinajt e Gucatit.
Postimi i plotë:
Media të nderuara!
Së pari, Dritan Goxhaj nuk e di se është veteran i luftës së UÇK-së dhe as që ka aplikuar për një status të tillë dhe,
Së dyti, unë reagimin e kam bërë ndaj Gjykatës Speciale e cila ka arrestuar padrejtësisht një qytetar shqiptar me akuza sikur të shokëve Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, për gjërat që iu kanë rrjedhur si skandale dhe i kanë bërë publike vet Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
/Shqip.com