Lajme

Klinaku i OVL-së: Militantët e Kurtit që po shpifin, janë ata që kanë përfituar nga pushtetet e kaluara

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak
Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak

Përfaqësuesi i Ovl-së së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinkau ka thënë se militantët kryesor të kryeministrit, Kurti janë duke shpifur në Kuvend dhe studio televizive.

Ai ka thënë se janë po ata që kanë përfituar nga pushtetete e kaluara.

“Militantët kryesor të Albin Kurtit e që po shpifin në Kuvend dhe studio televizive, janë ata që kanë përfituar nga pushtetet e kaluara”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Klinaku tha se këtë gjë shumë lehtë mund ta vërtetojnë edhe mediat.

Ndryshe, veteranët e UÇK-së kanë protestuar dy herë para Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi ata kanë kërkuar përfshirjen e kësaj kategorie në pagën minimale./SHQIP.com