Lajme

Klinaku i drejtohet veteranëve: Rrini gati për protestë

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak
Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, i është drejtuar veteranëve të Kosovës që të rrinë gati për protestë, kurdo që ata të thërrasin.

Klinika përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shumë veteranë po i shkruajnë dhe po kërkojnë protesta.

“Sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovikisht të dalim e t’i bllokojmë”, ka shkruar Klinaku.

Ai gjithashtu ka thënë se për ta penguar këtë papërgjegjësi të këtij koalicioni, janë në kontakt edhe me deputetët e opozitës dhe pozitës, dhe sipas tij do të shfrytëzohet edhe gjykata kushtetuese për të konstatuar shkeljet që duan t’i bëjnë.

Projektligji për pagën minimale dështoi të kalonte në seancën e sotme të kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit, vlerësoi krye parlamentari Glauk Konjufca.

Vetëm 56 deputetë morën pjesë në votim, tha Konjufca pas përfundimit të procesit votues.

“Vetëm 56 deputetë kanë votuar, një pjesë e deputetëve nuk kanë marrë pjesë fare në votim. Kështu që konstatoj se nuk ka pasur kuorum për t’u votuar ky projektligj. Konstatoj se ka pasur 51 vota për, pesë kundër dhe të tjerët nuk kanë votuar Këtë pikë e hedhim në votim në një seancë tjetër”, deklaroi kryeparlamentari Konjufca.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahri ka thënë se Qeveria mund të përballet me protesta në rast se nuk ndryshon projektligji për pëgën minimale që përfshinë edhe veteranët./Shqip.com