Lajme

Klinaku fton protestuesit e Trustit të ju bashkohen në protestë

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak
Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se ata që protestojnë për tërheqjen e Trustit mund t’i bashkohen protestës së veteranëve.

Ai ka thënë se si organizatë e përkrahin protestën për Trustin, duke shtuar se ai është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve.

“Ata që protestojnë për tërheqjen e Trustit mund t’i bashkohen protestës tonë sepse do ta kenë përkrahjen”, tha Klinaku.

Tutje, Klinaku u ka bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos të pengojnë njësitet e Policisë së Kosovës.

“Seanca e Kuvendit është ndërprerë sepse opozita e ka tërhequr foltoren, ju lutëm mos bëni probleme me policinë. Nëse ka nevojë do të qëndrojmë në protesta këtu edhe me tenda. Qëndroni të qetë, sepse shumë mirë jeni”, ka thënë Klinaku.

Protesta e OVL-UÇK-së
Lexo edhe:
Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë derisa ky pushtet të reflektojë

Protestuesit tashmë po qëndrojnë brenda oborrit të kuvendit, ndërkaq dera është e bllokuar nga njësitet e Policisë së Kosovës.

Protestuesit kanë shprehur vendosmërinë që të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre për përfshirjë në Ligjin për Paga.

Ata thanë se nëse është e nevojshme, do të qendrojnë me tenda para Kuvendit deri sa kërkesat e tyre të plotësohen./Shqip.com