Lajme

Klinaku: Fakti që VV-ja e përmend veç Selimin, është e ulët

Faton Klinaku, Organizata e Veteranëve të Luftës
Faton Klinaku, Organizata e Veteranëve të Luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës i ka reaguar ashpër Lëvizjes Vetëvendosje pasi bën ndasi sa u përket ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në një postim në Facebook, u.d i kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, thotë se fakti që VV-ja e përmend veç Rexhep Selimin, është “e ulët”, dhe kundër së vërtetës dhe historisë.

Si OVL UÇK kemi qenë dhe jemi kundër Gjykatës Speciale, sepse konsiderojmë se është përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë. Atje i kemi 8 bashkëluftëtarë, që prej tyre janë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që ishin kundër kësaj pseudodrejtësie, por kemi dhe të tjerë që luftën e kanë bërë së bashku nën emblemën e UÇK-së, e të përmendet vetëm Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, përveçse është e ulët, është edhe kundër të vërtetës dhe historisë”, ka shkruar Klinaku.

/Shqip.com