Teknologji Auto

Klientët e Tesla-s anulojnë porositë

Klientët të cilët kishin pritur me vite për të marrë automjetet e reja Tesla Model S dhe Tesla Model X, po anulojnë porositë e tyre, pas vendimit të kompanisë për të furnizuar makinat vetëm me timonin e majtë.

Tesla doli para pak ditës me vendimin se do të ndalonte prodhimin e versioneve me timonin e djathtë për shkak të kompleksiteteve mekanike dhe logjistike, duke i befasuar klientë, të cilët reaguan ashpër.

E për t’i adresuar shqetësimet, Tesla ka thënë se do të organizojë ngjarje midis datës 28 maj dhe 30 qershor, kur personat që kanë bërë rezervime, mund të provojnë vozitje në Londër.

Njoftimi i Tesla është i fundit në një seri lëvizjesh nga kompania, që kanë tronditur tregun për makinat elektrike të reja dhe të përdorura.

Në janar, ajo uli çmimet e disa prej modeleve.

/Shqip.com