Lajme

Klerikët fetar vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Klerikë fetarë pritet që gjatë ditës së nesërme të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftmi nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Prijësit fetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës për t’i vizituar krerët e UÇK-së. Ata pritet që nesër të zhvillojnë takime me ta”, thuhet në njoftimin e BIK.

Bashkësia Islame e Kosovës

Po ashtu është bërë e ditur se ky delegacion po përbëhet nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ipeshkvi i Kishës Katolike, Dodë Gjergji dhe pastori i Kishës Protestante, Artur Krasniqi./Shqip.com