Rozë

Klea Huta reagon e revoltuar për veprimin e produksionit kundër Kiarës

Kiara gjatë natës së prime të martën kishte një avantash, si liderë e shtëpisë.

Asaj i’u prezantua një klip me informacione nga jashtë, duke i shfaqur tituj të portaleve dhe mediave të ndryshme.

Kiara pa edhe një mesazh të Efit, e cila e kishte komentuar situatën e saj me Luizin, si dhe tituj të mediave ku thuhej se miqtë e saj janë kundër lidhjes me Luizin.

Pas kësaj ka reaguar Kla Huta, e cila është edhe mikeshë e Kiarës, që ishte e përfshirë në lajme.

“Kjo përmbledhje e shëmtuar dhe cinike që duhet të ishte “avantazh” për ty të erdhi si rrufe në qiell të hapur….Ku janë titujt pozitiv dhe mbështetës….”, ka shkruar ajo.

Të shumta janë komentet dhe reagimet që kanë kritikuar produksionin për këtë përmbledhje.

/Shqip.com