Rozë

Klea Huta: Donaldi dhe Romeo Veshaj më kanë marrë bashkëshortin!

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar.

Dyshja pëlqehen shumë dhe shpesh bëhen temë diskutimi në mediat rozë.

Së fundmi, Klea ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku ka folur për raportin me Elgitin.

Ajo me humor ka treguar se tani bashkëshortin ia kanë marrë Vëllezërit Veshaj.

“Nuk po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo dhe Donaldi më shumë se unë. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrime me nëjri tjetrin në profesionin që kemi.

Ne që në fillim, Giti punonte deri vonë në studio, besimi ka qenë i  konsoliduar. Ja kam lënë gjithë lirinë time. Kontrolli e shkatërron martesën”, tregoi Klea.

Kujtojmë se Elgiti dhe Klea janë prindër të një djali./Shqip.com