Sport Ndërkombëtar

Klauzola e Ronald Araujos – ka nëntë zero

Ronald Araujo

Ronald Araujo ka pranuar të vazhdojë aventurën te Barcelona.

Ai u pajtua me kushtet e kontratës dhe do të jetë pjesë e blauranasve deri në vitin 2026.

Qendërmbrojtësi do të finalizojë qëndrimin e tij deri në vitin 2026 gjatë këtyre ditëve, raporton Fabrizio Romano.

Klauzola e tij do të kapi shifrën enorme prej një miliard eurosh, diçka që do ta “blindonte” atw për shumë sezone.

Pasi që siguroi nënshkrimet e Pedrit dhe Ansu Fatit me kontrata afatgjate, tani radhën pas Araujos për Barçën duket se do ta ketë mesfushori i talentuar Pablo Gavira.

Gavi ka zënë vend të rëndësishëm në planet e Xavit, por edhe qendërmbrojtësi 23 vjeçar ka të ardhme të ndritur në “Camp Nou”.

Araujo dhe Gavi – në ndeshjen kundër Atletico Madrid

Aktualisht vlera e Gavit në treg është 60 milion euro, ndërsa ajo e Araujos – 40 sosh.

Të dy kanë performuar mire dhe përtej pritshmërive që prej se filluan të merrnin minutazhë për 5 herë kampionin e Europës.

Skuadra e udhëhequr nga legjenda e klubit, Xavi Hernandes, është në çerekfinale të Europa Ligës dhe synon që ta fitojë trofeun për herë të parë në histori.

Teksa, ne La Ligën spanjolle ata renditen në pozitën e dytë me 57 pikë pas 29 ndeshjeve, 12 pikë më pak se Real Madridi që ka një ndeshje më shumë. /Shqip.com