Kulturë

Klasifikohen pesë studiuesit më cilësorë të Shqipërisë dhe Kosovës

Ilustrim
Ilustrim

Akademik Fatbardh Sallaku dhe profesor Arben Gjata janë klasifikuar në pesë studiuesit më cilësorë të Shqipërisë.

Në listën e pesë profesorëve me më shumë kontribute janë përzgjedhur edhe prof. dr. Edmond Hajrizi, rektori i Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), dr. Qerim Qerimi nga Universiteti i Prishtinës dhe prof. dr. Armand Krasniqi nga Universiteti i Pejës.

Klasifikimi i bërë është zbuluar nga databaza-t e njohura ndërkombëtare, Google Scholar, Scopus dhe Web of Science për profesorët shqiptarë me më shumë kontribute në shkencë.

Akademiku Fatbardh Sallaku rektor i Universitetit Bujqësor, krahas veprimtarisë akademike në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ka ushtruar një veprimtari intensive bashkëpunuese me pjesëmarrjen e tij në projekte të nivelit vendor apo rajonal në bashkëpunim me organizata dhe kompani ndërkombëtare dhe lokale, ku ka kryer shumë ekspertiza në pozicione të ndryshme si drejtues projektesh dhe ekspert ndërkombëtar apo lokal në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, etj., për çështje të lidhura me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE, në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit rural, e më gjerë, raporton ATSH.

Prof. Arben Gjata është anëtar i komisionit të mjekësisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, shef i kirurgjisë së përgjithshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Përveç angazhimeve të tij profesionale, prof. Gjata është anëtar aktiv i disa organizatave botërore, duke përfshirë “Shoqërinë Shqiptare të Kirurgjisë së Përgjithshme”, Grupin e Kontrollit të Infeksioneve Spitalore të Evropës Juglindore dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Kirurgjisë, Gastro-Enterologjisë dhe Onkologjisë. Kontributet e tij të jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë, si kirurg dhe pedagog kanë forcuar reputacionin e tij si një profesionist i respektuar dhe i kompletuar.

Renditja është bërë bazuar në kontributet shkencore të rektorëve të universiteteve/kolegjeve në Shqipëri dhe Kosovë, punëve të tyre kërkimore, publikimeve të artikujve shkencorë në mediume të ndryshme, arritjet profesionale, por edhe integritetin e tyre akademik dhe të institucioneve që ata drejtojnë.

Tri databaza-t e njohura kanë analizuar të dhënat mbi punët shkencore dhe publikimet të rektorëve të 50 institucioneve të arsimit të lartë në të dyja vendet.

Raporti zbulon se prof. dr. Edmond Hajrizi, rektori i Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), dallohet për numrin më të lartë të publikimeve në të tri databaza-t, duke treguar kështu një angazhim të vazhdueshëm dhe ndikim të rëndësishëm në fushën e tij të ekspertizës shkencore.

Duke ditur vlerat e secilit prej tyre, kjo databaza të dhënash thekson edhe një herë rëndësinë e kërkimit shkencor në përgjithësi dhe vlerën e akademikëve jo vetëm të atyre që përfshihen në rrethet shkencore, por edhe në komunitet dhe shoqëri.

/Shqip.com