Sport Ndërkombëtar

Kjo skuadër e ka gati “çekun e bardhë” për Gavin

Chelsea ishte mbret i transferimeve këtë sezon, por në fund nuk po arrin të përmbushë asnjë objektiv. Në Premier League ndodhet në vendin e 11-të dhe shumë larg zonës evropiane, ndërsa në Champions League është thuajse jashtë pas humbjes në Madrid.

Në verë pritet një tjetër revolucion, që nga trajneri dhe disa yje që priten të zbarkojnë në Londër. Dhe objektivi i madh është Gavi. Presidenti Boehly është i gatshëm të nënshkruajë çek të bardhë për fantazistin e Barcelonës.

Talenti katalanas i rritur te Barça nuk do të donte të largohej, të paktën jo në këtë moshë të re, por përpos kontratës që i mbaron më 30 qershor, pasi klubi nuk arriti të çonte në kohë kontratën e rinovimit, ka edhe një prapaskenë tjetër.

Barcelona ka probleme financiare dhe 100 e ca milionë euro në këto momente do të mbushnin arkën. Është një sakrificë e madhe, por në anën tjetër këto para mund të rikthenin Messin.

Nga ana tjetër, Chelsea ka ndryshuar strategji edhe Maison Mount. Nga i padëshiruar, tani ai është shumë pranë rinovimit. Chelsea dhe Barcelona do të jenë në qendër të afatit kalimtar të verës, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

/Shqip.com