Lajme

Kjo rrugë në kryeqytet do të bllokohet për një muaj, Komuna e Prishtinës kërkon të përdorni rrugë alternative

Rruga "Nekibe Kelmendi"

Një segment i rrugës “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet, e cila çon për te Pallati i Drejtësisë, nga sot do të bllokohet për shkak të punimeve.

Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, punimet janë paraparë të fillojnë më 12 shtator dhe do të zgjasin një muaj.

Harta e rrugës “Nekibe Kelmendi” e publikuar nga Komuna e Prishtinës

“Është planifikuar që me datë 12.09.2022, të fillojë realizimi i kontratës :Ndërtimi i rrugës “Nekibe Kelmendi”, me numër identifikues 616-22-1330-5-1-2 dhe 616-22-007-512”, thuhet në njoftim.

Rruga “Nekibe Kelmendi”

Po ashtu, u është bërë thirrje stafit të Pallatit të Drejtësisë dhe të gjithë qytetarëve, që të shfrytëzojnë rrugët alternative, deri në përfundim të punimeve./Shqip.com