Lajme Botë

Kjo mund të jetë lopa më e vogël në botë

Lopa ma e shkurtër në botë,

Një lopë e vogël e gjatë vetëm 50.8 centimetra besohet të jetë më e vogla në botë, transmeton SHQIP.

Lopa ka tërhequr mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botë në një fermë të largët në Bangladesh, shkruan Mirror.

Lopa që tashmë ka 23 muaj dhe mban emrin “Rani” vuan nga sëmundja që njihet si xhuxhizëm ndërsa pronari i saj, Hasan Hoëlader, beson se kjo është lopa më e shkurtër në botë. 

Pronari i lopës tha se mbi 15 mijë njerëz kishin ardhur për të parë Ranin vetëm në tre ditët e fundit pasi gazetat lokale dhe kanalet televizive raportuan për të.

Ndërkaq nga Rekordet Botërore të Guinness thuhet se kanë premtuar një vendim brenda 90 ditësh, për të vlerësuar nëse kjo lopë është më e shkurtra në botë.

Rekordi aktual botëror zyrtar i përket një lope me emrin “Manikyam” nga shteti Indian i Kerala, e cila ka përmasat 61.1 centimetra./SHQIP.com