Rozë

Kjo është vajza që u eleminua në “ Për’puthen”

Në “Për’Puthen”, nuk ka ndodhur asnjëherë të ketë nominime të vajzave, e aq më pak të ketë eleminime të tyre.

Por, sot në “Për’Puthen Prime”, moderatorja, Bora Zemani, vëri të gjitha vajzat në nominim, dhe ato do të eliminoheshin nga djemtë.

Kjo është hera e parë që po ndodh në këtë emision, e sigurisht që po sjell emocione të ndryshme mes konkurrentëve.

Djemtë votuan nga dy vajza, të gjithë me rend, dhe ata arritën të eliminojnë Tolën.

Tolja me vota, u eliminua përfundimisht nga “Për’Puthen”.

Tolën e përcjellën të gjithë me fjalë të mira, e sidomos Albi, i cili u pa i pikëlluar.

Albi, djali që ka pasur më së shumti takime me të, përqafoi dhe përshendeti Tolën në një mënyrë shumë të mirë, dhe madje shprehi se do të dëshironte që të njihet akoma me të.

Sonte në “Për’Puthen Prime” pas largimit të një vajze nga emisioni do të hynë edhe dy vajza të reja. /SHQIP.com