Rozë

Kjo është vajza që është eleminuar nga Big Brother VIP

Semi Japaj dhe Einxhel Shkira

Mbrëmë gjatë natës së spektaklit të Big Brother Vip ka pasur edhe eleminime.

Të nominuarat për këtë javë ishin, Einxhel, Semi dhe Fifi, kjo e fundit u largua vullnetarisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, pasi sipas saj ka nevojë që të merret me vetën e saj.

Në mes dy vajzave në garë, ajo që la përfundimisht shtëpinë, ishte këngëtarja, Semi.

Për këtë largim ishin të mërzitur të gjithë banorët, por që u dallua Donaldi pasi dyshja kishin raporte shumë të afërta miqësore.

Ndryshe, Semi është edhe ish e dashura e këngëtarit, Boiken Lako të cilët kanë pasur një lidhje të gjatë dashurie./SHQIP.com