Sport Shqiptar

Kjo është shuma që do të fitojnë Distria Krasniqi dhe Driton Kuka për triumfin në Lojërat Olimpike

Distria Krasniqi

Medalistja e artë olimpike, Distria Krasniqi dhe trajneri i saj, Driton Kuka do të shpërblen nga shteti i Kosovës pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe federatat sportive patën diskutuar në vitin 2013 për aktet nënligjore që lidhen me shpërblimet, pensionet dhe bursat për sportistët, e që ishte arritur pajtueshmëri për shumat dhe procedurat tjera për këto çështje, shkruan Telegrafi.

Nga ky takim, me popozimin e ministrit të atëhershëm, Memli Krasniqi, janë rritur shumat e shpërblimeve, mbështetjes së përhershme dhe bursave.

Në këto drafte, parashihet që trajeri i sportistit apo sportistëve që kanë fituar medalje, do të marrë si shpërblim 50% të shumës së shpërblimit që merr sportisti.

Në këtë rast, Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, do të shpërblehet me 100 mijë euro nga shteti i Kosovës, kurse trajneri i saj Driton Kuka me 50 mijë euro./Shqip.com