Lajme

Kjo është renditja e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit pas intervistimit

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Pesë kandidatët për Kryeprokurorë të Shtetit janë intervistuar gjatë ditës së premte nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Nga kandidatët, Blerim Isufaj, ka dal i pari, ndërsa i dyti, Shqipdon Fazliu, i treti, Kujtim Munishi, i katërti, Armend Hamiti dhe i pesti, Lulzim Sulejmani.

“Secili nga kandidatët ka pasur në dispozicion 45-60 minuta kohë për t’u përgjigjur në pyetjet e pesë anëtarëve të komisionit. Procesi i intervistimit është monitoruar nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa të gjitha intervistat janë xhiruar nga Radiotelevizioni i Kosovës dhe nesër e shtunë, 19 mars 2022, të njëjtat do të transmetohen nga ky medium publik”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se pas përfundimit të intervistës, secili nga anëtarët e Panelit vlerësues ka bërë në mënyrë të pavarur poentimin e kandidatëve./Shqip.com